Tetova News

Biznesi: Si të shtoni shitjet duke dhuruar

Një studim i ri tregon se strategjia e dhënies së dhuratave në marketing, shton shitjet Një studim i ri nga Universiteti i Administri...

Një studim i ri tregon se strategjia e dhënies së dhuratave në marketing, shton shitjet



Një studim i ri nga Universiteti i Administrimit të Biznesit të Majamit u ka këshilluar bizneseve që të përdorin strategjinë e re për të shtuar sa më shumë shitjet.


Kërkuesit parashtruan një strategji të re sesi mund të përdoret dhënia falas ose bonus e artikujve të ndryshëm për të shtuar numrin e shitjeve.


Hulumtimi i publikuar në “Journal of Marketing”, tregon sesi një produkt i vetëm mund të nxisë disa lloje emocionesh që godasin klientin. Për shembull një artikull tualeti i ofruar si një dhuratë surprizë nga dyqani, i bën blerësit më shumë të prirë për ta blerë produktin herë tjetër, sesa dhuratat që janë tashmë të shpallura për të gjithë.


Duke vepruar në këtë mënyrë, biznesi privat shton shitjet dhe rrit nivelin e pëlqimit të tij në sytë e atyre që preferojnë të bëjnë “shopping” tek ai.


Nga ana tjetër, nëse një produkt nxit më pak emocione dhe është më i njohur, sjell efekte të tjera tek blerësit. Për shembull, nëse një fshesë me korrent shoqërohet së bashku me një dhuratë të panjohur, blerësit kanë 50 për qind më shumë gjasa të blejnë produktin e ofruar, sesa kur ata e dinë se cila është dhurata që e shoqëron atë.


Studimet e shkuara kanë mbështetur si efektet pozitive dhe ato negative në lidhje me produktet e panjohura të dhuruara së bashku me ato që shiten, shprehet Majkëll Tsiros, profesor i marketingut në Universitetin e Administrimit të Biznesit në Majami dhe një nga kërkuesit.


Deri më tani është arritur të krijohet një përfytyrim i caktuar mbi mënyrën sesi surprizat mund të dëmtojnë apo sjellin përfitime, kur përdoren në promocionet e marketingut.


Risia e studimit është sepse tregon se efektiviteti i këtyre promocioneve varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndjesia që krijon te blerësi. Emocioni i krijuar nga oferta e paraqitur e shtyn blerësin të marrë një vendim nëse duhet blerë apo jo produkti. Në marketing, asnjëherë nuk bëhet fjalë vetëm për një blerës, por për miliona të tillë, ndaj kërkuesit po kërkojnë të gjejnë ngacmimin e përbashkët të miliona njerëzve, për ta përdorur këtë ndjesi, për qëllime përfitimi dhe rritjesh të shitjeve në tregjet botërore, shton kërkuesi Tsiros, i cili e kreu studimin së bashku me Xhuliano Laran, profesor në po të njëjtin universitet.


Në kërkim u përfshinë katër studime (si në terren ashtu edhe në laborator) që analizonin mbi 1000 persona.


Zbulime të tjera shtojnë se zgjedhja e një dhurate nga tre të mundshme është më efektive sesa ofrimi i vetëm dy dhuratave.




Kjo pasi dy dhurata të sigurta mund “të largojnë misterin” e lidhur me pasigurinë, diçka që njerëzit i tërheq shumë edhe kur blejnë.


Mendohet se edhe kuponët me anë të të cilëve mund të përfitosh produkte falas në supermarkete apo dyqane të ndryshme, janë shumë tërheqës kur bie fjala për klientelën.


Kërkuesit thonë se kuponët surprizë për revista dhe artikuj të tjerë argëtues mund të japin shumë efekt dhe mund të shtojnë shitjen e produktit kryesor.


Pas shprehjes së famshme “reklama është shpirti i tregtisë”, studiuesit i këshillojnë shitësit të krijojnë strategji të mirëfillta shitjesh, të cilat të kenë të përfshira në brendësi dhuratat dhe lojëra të ndryshme.


E rëndësishme është të ndërmerren fushata reklamuese edhe promovuese që e afrojnë gjithnjë e më shumë blerësin me produktin, që në vetvete duhet të përmbajë cilësitë e duhura.


Related

Sistemi i suksesit 4822005029320886540
item