Tetova News

Ja me cilat profesione mund të punësohesh në Evropë!

Një kirurg i ri, me shkollim të lartë dhe ekspert, për punën që e bën, është kuadër deficitar në Evropë.  Pos ekspertëve të informat...



Një kirurg i ri, me shkollim të lartë dhe ekspert, për punën që e bën, është kuadër deficitar në Evropë.  Pos ekspertëve të informatikës, kërkohen edhe ata që janë aftësuar për implementimin e së ashtuquajturës cloud servile”, pastaj inxhinierët e informatikës dhe punëtorët mjekësorë. Për këto profile edhe Gjermania i ka thjeshtësuar procedurat për vizë dhe për leje pune. Mirëpo, nuk është për habi pse ekspertët e mirë lehtë gjejnë punë, madje edhe i kalojnë të gjitha pengesat në tregun punës.
Por, cilat profile kërkohen në shtete evropiane?
AUSTRIA: Teknikë mjekësorë (kirurgji, psikiatri, pediatri), inxhinierë (për ngrohje, ventilim, elektrikë, ndërtim, sektori i IT-së).
BELGJIKA: Teknik mjekësorë (geriatri, kujdesi peliativ, ndihma e shpejtë); fizioterapeutë; sektori i IT-së; sektori i ndërtimit; kuzhinierë.
BRITANIA E MADHE: Teknikë mjekësorë (neonatologë, instrumentarë, psikiatri); mjekë (gjinekologë, pediatër; hematologë; psikiatër të forenzikës);  Sektori i IT-së; inxhinierë të kimisë dhe të xehetarisë; kuzhinierë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë;  elektroinxhinierë; radiologë; makinistë.
BULLGARIA: Sektori i IT-së, sektori i mjekësisë.
ÇEKIA: Sektori i IT-së: inxhinierë dhe teknikë të ndërtimtarisë.
DANIMARKA: Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; kontabilistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimit; elektroinxhinierë; erkspertë të IT-së; psikologë.
ESTONIA:  Teknikë mjekësorë; mjekë, sektori i IT-së.
FINLANDA: Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; farmaceutë, fizioterapeutë; psikologë; kontabilistë.
FRANCA: Inxhinierë të makinerisë dhe të elektronikës; sektori i IT-së dhe kontabilistë.
GREQIA: Kontabilistë.
IRLANDA: Teknikë mjekësorë; mjekë; radiologë; stomatologë; kontabilistë; inxhinierë të kimisë; elektroinxhinierë dhe sektori i IT-së.
ITALIA: Kuzhinierë; teknikë mjekësorë.
LETONIA: Teknikë mjekësorë (gerontologjia); shoferë; sektori i IT-së; elektricistë.
LITUANIA: Teknikë mjekësorë; mjekë; sektori i IT-së.
HUNGARIA: Teknikë mjekësorë, mjekë; inxhinierë të makinerisë dhe të elektrikes; inxhinierë të kimisë.
HOLANDA: Teknikë mjekësorë (geriatria, shërbimi paliativ, ndihma e parë); fizioterapeutë; sektori i IT-së; ndërtimtarë; kuzhinierë;
NORVEGJIA:  Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; farmaceutë; radiologë; kontabilistë; inxhinierë dhe teknikë të ndërtimtarisë; elektroinxhinierë; inxhinierë të xehetarisë; inxhinierë të kimisë; sektori i IT-së; psikologë; kuzhinierë.
GJERMANIA:  Teknikë mjekësorë (geriatria); mjekë (mungojnë 5.000); inxhinerë (autoindustria, elektro); sektori i IT-së.
POLONIA:  Elektricistë; sektori i IT-së.
PORTUGALIA: Sektori i IT-së; mjekë.
RUMANIA:  Sektori i IT-së; punëtorë mjekësorë.
SLLOVAKIA:  Teknikë mjekësorë; mjekë, elektricistë, sektori i IT-së,  ndërtimtarë.
SLLOVENIA: Teknikë mjekësorë; mjekë; makinistë; elektricistë; sektori i IT-së; farmaceutë.
SPANJA: Inxhinierë të makinerisë.
SUEDIA: Teknikë mjekësorë; mjekë, stomatologë; farmaceutë; kontabilistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë; elektroinxhinierë; sektori i IT-së; psikologë; makinistë.
ZVICRA: Teknikë mjekësorë; mjekë; makinistë; elektricistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë. 

Related

Sistemi i suksesit 5851367376687601082
item