Tetova News

Panairi i 17-të i Librit "Tirana 2014" nga 12-16 nëntor 2014

Panairi i 17 i Librit do të zhvillohet në shenjën e De Radës, i cili ka 200-vjetorin e lindjes, dhe që nga hyrja e Pallatit të Kongresev...


Panairi i 17 i Librit do të zhvillohet në shenjën e De Radës, i cili ka 200-vjetorin e lindjes, dhe që nga hyrja e Pallatit të Kongreseve dhe deri te aktivitetet, çmimet, kanë lidhje të ngushtë me De Radën. Kështu po them që në hyrje të Pallatit të Kongreseve do të jetë një portret gjigant i De Radës. Gjatë ditëve të panairit do të kemi një konferencë shkencore për veprimtarinë e De Radës dhe do të ketë mjaft libra të De Radës, promovime dhe aktivitete për librat e tij. Përmend botimin e veprës së plotë të De Radës nga Shtëpia Botuese ‘Rubbettino’ në Itali, përgatitur nga profesor Altimari dhe profesor Mandala. Prej andej na vijnë njoftime që diçka po bëhet për botimin në shqip të veprave të plota të De Radës, por më tej nuk dimë se çfarë po bëhet konkretisht. Dhe kurorëzimi i veprimtarive për De Radën dhe përkujtimi i tij do të jetë Çmimi i madh Jeronim de Rada, që do të jetë veç dhe tokme çmimet e tjera të Panairit të 17 të Librit Tirana 2014.


Post by Fryma.



Related

Panaire 8669072861780449302
item