Tetova News

Panairin i Librit “Tetova 2014”, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, prej 21 deri 25 tetor 2014

F T E S Ë Për pjesëmarrje në Panairin e librit “Tetova 2014”, në Qendrën e Kulturës në Tetovë, prej 21 deri 25 tetor 2014 Shoqa...


F T E S Ë

Për pjesëmarrje në Panairin e librit “Tetova 2014”,
në Qendrën e Kulturës në Tetovë,
prej 21 deri 25 tetor 2014

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 21 deri 25 tetor 2014, në Qendrën e Kulturës të qytetit të Tetovës, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2014”.
Panairi i librit shqip tani më ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor në qytetin e Tetovës, duke shtuar në këtë mënyrë interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje publike të gjithë botuesve shqiptarë që të marrin pjesë në këtë Panair.

U sugjerojmë botuesve të na shkruajnë në emailin: shbsh2000@gmail.com

Apo të lajmërohen në telefonat:
00 389 / (0)77 841 815 dhe (0)75 432 497
Shoqata e Botuesve Shqiptarë

Related

Panaire 5639856592647613827
item