Tetova News

Rritje e ndjeshme e numrit të të pasurve në botë

Pasuria e personave të pasur regjistroi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar falë rimëkëmbjes së ekonomisë dhe të tregut të bursave, si...


Pasuria e personave të pasur regjistroi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar falë rimëkëmbjes së ekonomisë dhe të tregut të bursave, sipas një studimi të publikuar sot nga kabineti “Cap Gemini” dhe nga kompania kanadeze, menaxhuese e pasurive, “RBC Wealth Management”.
Në vitin 2013, numri i individëve të pasur në rang botëror u rrit me 15 për qind, duke regjistruar rritjen më të lartë që prej vitit 2000, sipas këtij raporti të vitit 2014 mbi pasurinë në botë.
Pasuria e individëve privatë që kanë të paktën një milion dollarë që mendohet se mund të investohen, duke mos llogaritur normalisht rezinencën e tyre kryesore dhe objektet e koleksionit, është rritur gjithashtu në 14 për qind, duke kapur një nivel rekord prej 52,620 miliardë dollarë (38,764 miliardë euro), sipas të njëjtit raport që publikohet çdo vit.
Amerika e Veriut ruajti kreun e klasifikimit, numri i persoanve të pasur ka arritur 4,33 milionë persona vitin e kaluar, ose një rritje me 16 për qind. Megjithatë dallimi me Azinë krahun e paqësorit është reduktuar ndjeshëm, ky rajon numëron 4,32 milionë të pasur, një rritje me 17 për qind në raport me vitin 2012, tregoi ky studim.
Përsa i përket Evropës, numri i të pasurve të saj ka arritur në 3,83 milionë persona. Amerika latine në të kundërt ka mbetur mbrapa, pasi numri i milionerëve regjistron një rritje me katër për qind, për shkak të rritjes së ulët të PBB-së dhe të vështirësive të tregut të bursave.
Sipas këtij studimi, individët pasuria e të cilëve kalon 30 milion dollarë përfaqësojnë 0,9 për qind të kësaj liste por ata kanë 34,6 për qind të pasurive.
Përsa i përket personave që kanë nga një deri nëpsë milionë dollarë ata përfaqësojnë 90,1 për qind të totalit, duke veçuar 43,1 përqind të atyre që kanë një pasuri që mund ta investojnë.

Related

Sistemi i suksesit 3719623889378837084
item